Web Analytics
E enjte, 8 Janar, 2026
-2.2 C
Pristina

SBASHK: Nuk do të lejojnë kthimin në shkolla pa u garantuar kushte të sigurta pune

SBASHK-u derisa ka përkrahur vendimin për shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë deri me 12 janar.

Mirëpo, SBASHK thekson se kjo situatë me përmbytjet dëshmon se infrastruktura shkollore mbetet e pambrojtur dhe se reagimi institucional shpesh vjen vetëm pas presionit dhe shqetësimit publik.

Në një reagim kjo sindikatë ka bërë thirrje urgjente që të bëhen inspektime në të gjitha shkolla, vlerësim real sanim i menjëhershëm të dëmeve dhe transparencë institucionale. Po ashtu ata kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë kthimin në procesin mësimor pa u garantuar kushte të sigurta pune dhe mësimi.

REAGIMI i SBASHK-ut:

Reshjet e shumta të shiut dhe përmbytjet e ditëve të fundit kanë krijuar rrezik serioz për sigurinë në shumë shkolla dhe për familjet e punëtorëve të arsimit. Kjo situatë ka dëshmuar edhe një herë se infrastruktura shkollore mbetet e pambrojtur dhe se reagimi institucional shpesh vjen vetëm pas presionit dhe shqetësimit publik.

SBASHK-u përkrah vendimet e disa drejtorive komunale të Arsimit, si edhe vendimin e MASHTI-t për shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar 2026, duke vlerësuar se siguria e nxënësve dhe punëtorëve të arsimit duhet të jetë mbi çdo interes tjetër.

Megjithatë, shtyrja e mësimit nuk është e mjaftueshme nëse nuk shoqërohet me veprime konkrete.

SBASHK-u KËRKON URGJENTISHT:

Inspektime të menjëhershme dhe të detajuara në të gjitha shkollat;

Vlerësim real të gjendjes së objekteve shkollore;

Sanim të menjëhershëm të dëmeve dhe eliminim të çdo rreziku për nxënësit dhe mësimdhënësit;

Transparencë dhe përgjegjësi institucionale.

Në veçanti kërkojmë inspektime urgjente në komunat më të prekura nga përmbytjet, si:

Drenasi, Malisheva, Suhareka, Fushë-Kosova, Klina, Gjakova, Dragashi dhe komunat e tjera ku janë raportuar dëme serioze.

PARALAJMËRIM SINDIKAL:

SBASHK-u nuk do të lejojë kthimin në procesin mësimor pa u garantuar kushte të sigurta pune dhe mësimi. Nëse institucionet përgjegjëse dështojnë të veprojnë me kohë dhe seriozitet, SBASHK-u do të ndërmarrë veprime sindikale, në mbrojtje të jetës, shëndetit dhe dinjitetit të anëtarësisë së saj.

Siguria nuk negociohet.

SBASHK-u, në mbrojtje të punëtorëve të arsimit.

Nga Rubrika