Pas përfundimit të rrugëtimit të saj si fituese e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati ka marrë një pauzë nga angazhimet e Tiranës për një udhëtim të shkurtër jashtë shtetit.
Për këtë periudhë relaksi, ajo ka zgjedhur të shoqërohet nga babai i saj, Toni Bollati, i cili i mungoi fizikisht gjatë kohës së saj në format.
Gjatë muajve të spektaklit, mungesa e tij në studio dhe komunikimet vetëm përmes telefonit ngritën pyetje te ndjekësit. Në rrjet qarkulluan zëra se ai mund të ndodhej në burg, aludime që morën më shumë vëmendje kur në natën finale ai u shfaq vetëm përmes një hologrami.
Megjithatë, me postimet e fundit në rrjetet sociale, Selin u ka dhënë fund këtyre spekulimeve në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa pasur nevojë për deklarata zyrtare të zgjatura.
Ajo ka ndarë në Instagram disa momente nga ky udhëtim, duke publikuar imazhe krah të atit. Në njërën prej fotove, shihet Toni teksa ecën në një rrugicë me kalldrëm në një qytet europian, ndërsa një tjetër imazh tregon dyshen të reflektuar në xhamin e një treni.
Krahas pamjeve, ajo ka zgjedhur të shkruajë: “Sholina dhe Babi Toni !! Këto dy ditë shijuam një pushim të shkurtër, por shumë të nevojshëm. Faleminderit për çdo mesazh që më keni dërguar. I shijuam shumë këto ditë bashkë dhe ju kemi lexuar të gjithëve. Ju duaaa shumëëë”.
Me këtë udhëtim, dyshja po kalon kohë pranë njëri-tjetrit pas muajve të gjatë të izolimit televiziv, duke u dhënë kështu përgjigje natyrshëm pikëpyetjeve të publikut.
