Web Analytics

Shi, shtrëngata dhe breshër – parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se java e fundit e qershorit në Kosovë do të jetë me mot jostabil, me shi, shtrëngata dhe në vende të izoluara kushte për breshër.

IHK njofton se një ciklon me qendër rreth gjirit të Gjenovës do të ndikoj në çrregullimin e kushteve meteorologjike në pjesën dominuese të Gadishullit Ballkanik dhe gradualisht ky ciklon do të zhvendoset në juglindje të kontinentit duke krijuar kushte të paqëndrueshme meteorologjike.

E hënë – Mot me diell dhe me vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen të intensifikohen duke krijuar mundësi për riga shiu, ndërsa në vende të izoluara parashihet reshje breshri.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27- 33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

E martë – Moti me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat parashihen te sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

E mërkurë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.

E enjte – Mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26- 29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s.

E premte – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12- 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26- 30gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/

Nga rubrika