Shkoi për pushime, Tayna thotë se e mori një afrikane në Kosovë dhe e bëri asistente!

Tayna ka folur për pushimet e saj njëmujore në Afrikë.

Teksa ka qëndruar për disa javë në Tanzani, reperja pos që e shijoi jashtëzakonisht pushimin me njerëzit atje, zbuloi edhe diçka tjetër.

Reperja tha se e mori një afrikane në Kosovë, e cila ka arritur në vendin tonë tek para një jave për shkak të dokumentacionit.

“Më ka pëlqyer shumë. E bëra asistente timen. Tash ka ardh në Kosovë, është njeriu më i lumtur këtu”, tha artistja në një intervistë për Alketa Vejsiun./KlanKosova/

 

Nga Rubrika