Largimi i menjëhershëm i çiftit Alba Pollozhani dhe Lim Hoti nga “Ferma VIP” ka ngjallur shumë pikëpyetje. Fillimisht, Alba u largua nga programi natën e mbrëmshme, duke i uruar publikisht fitoren partnerit të saj, Limit.
Por vetëm disa orë më vonë, produksioni njoftoi papritur edhe largimin e Lim Hotit.
Derisa nuk ishte bërë e ditur ndonjë arsye zyrtare për vendimin e tyre të përbashkët, u krijua përshtypja se Limi nuk dëshironte të vazhdonte pjesëmarrjen pa praninë e Albës.
Megjithatë, burime ekskluzive për Iconstyle kanë zbuluar të tjera të dhëna nga një spital privat në Tiranë.
Thuhet se Albës i janë bërë analizat e gjakut për shtatzëni pak para largimit nga spektakli, dhe dyshohet se ajo mund të jetë në pritje të një fëmije.
Nëse ky dyshim vërtetohet, mund të jetë pikërisht shtatzënia arsyeja e largimit të befasishëm të çiftit nga formati.
Deri tani, as produksioni dhe as vetë Alba e Limi nuk kanë dhënë ndonjë reagim apo sqarim publik mbi situatën.