Si u njohën Valdeti dhe Valdrina: Një histori dashurie e veçantë

Para se të shfaqeshin në Vëllain e Madh, Valdeti dhe Valdrina ndanë me ne historinë e tyre emocionuese, duke përfshirë fëmijërinë, takimin e parë dhe jetën e tyre së bashku.

Valdeti, me një histori të veçantë, tregoi se vitet e tij të para ishin të shoqëruara nga mungesa e babait, i cili ishte në Gjermani deri në moshën 14-vjeçare. Ai e përshkroi nënën e tij si heroinë, duke e theksuar rolin e saj të rëndësishëm në jetën e tij.

“Fëmijëria ime ishte si ajo e shumë shqiptarëve. Nënën e kam pasur pranë për 14 vitet e para, ndërsa babai ishte larg. E kujtoj momentin kur ai u largua, duke më bërë me dorë pa e ditur se do të kalonin shumë kohë pa u takuar,” tha Valdeti.

Ndërkohë, Valdrina ndau një tjetër perspektivë, duke treguar se ishte rritur në Gjermani në një familje të madhe me pesë fëmijë. Ajo e kujton takimin e parë me Valdetin gjatë verës së vitit 2011, kur e pa duke luajtur futboll.

“Ishte një verë e bukur në Kosovë. E pashë Valdetin duke luajtur futboll dhe më pëlqeu menjëherë. E pyeta një shoqe dhe ajo më tha se ishte ai. Vitin pasardhës, e takova përsëri dhe e kuptova se ishte i njëjti djalë,” tregoi Valdrina.

Çifti ndau gjithashtu vështirësitë që kanë përjetuar gjatë martesës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë. Ata tani janë prindër të dy vajzave, të cilat janë pjesë e rëndësishme e jetës së tyre.

“Martesa ka sfidat e saj, por ne jemi të përkushtuar për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të ndërtuar një familje të fortë,” tha Valdeti, duke reflektuar mbi përvojat e tyre të përbashkëta.

Rrëfimi i plotë i Valdetit dhe Valdrinës është i disponueshëm në videon më poshtë, ku ata ndajnë më shumë detaje rreth dashurisë dhe jetës së tyre së bashku.

Nga Rubrika