Studentët shqiptarë në kontakt me kolegët serbë për protestat

Një student i angazhuar në protestat e fundit në Tiranë ka zbuluar se është në kontakt të vazhdueshëm me studentë në Serbi, duke diskutuar për strategjitë e organizimit të protestave që ata kanë aplikuar.

Deklarata e tij u bë gjatë një interviste në emisionin “Breaking” të Euronews, ku ai u pyet për modelin e protestave serbe dhe për lëvizjen “Lista e Studentëve”, e cila ka kaluar në një fazë organizimi elektoral pas muajsh protestash.

“Kam ndjekur me vëmendje protestat atje dhe kam miq studentë në Serbi. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm për të diskutuar mënyrat e organizimit të protestave që ata kanë përdorur. Në Shqipëri, nuk është menduar ende për një alternativë konkrete, por është diçka që do të vijë pas dorëheqjes së Kryeministrit Edi Rama,” tha studenti.

Pas kësaj deklarate, Taulant Balla nga Partia Socialiste reagoi duke publikuar videon e intervistës. Ai theksoi rëndësinë e këtyre kontakteve dhe koordinimeve mes studentëve shqiptarë dhe atyre serbë.

“Dëgjoni, ky student po pranon LIVE se po koordinohen me Listën e Studentëve në Serbi për protestat,” shkroi Balla në postimin e tij, duke e shoqëruar me videon e intervistës.

Hape postimin origjinal

Nga Rubrika