Raporti mes Brikenës dhe Mateos ka kaluar në një fazë mjaft të tensionuar brenda shtëpisë gjatë dy ditëve të fundit.
Pas disa mosmarrëveshjeve, situata mes dyshes nuk duket e qetë, duke filluar nga xhelozia e shprehur e Brikenës për afrimitetin e Mateos me Selin.
Kjo situatë u ndërlikua edhe më shumë pas një droni të ardhur së fundmi që e turbulloi Brikenën, ku citohej se Mateo po e përdor atë për lojë.
Por në mes të kësaj situate të paqartë, një vizitë e papritur ndryshoi paksa atmosferën. Në kuadër të sfidës së mosreagimeve, motra e Mateos, Kejsi, u bë pjesë e shtëpisë për pak çaste.
Ajo iu drejtua drejtpërdrejt Brikenës, duke e mbështetur dhe duke thyer akullin e ditëve të fundit me komplimente. “Unë e di që ti nuk më kthen dot përgjigje por qenke më e bukur nga afër. E kuptoj tani përse ky vëllai im të ka kaq shumë qejf. Je pamja më e bukur këtu. Ke të fala nga tezja,” u shpreh Kejsi gjatë qëndrimit të saj.
Vizita nuk mbajti vetëm fjalë të ngrohta për Brikenën, por edhe një lloj kritike për vetë Mateon. Përpara se të largohej në fund të sfidës, Kejsi i tërhoqi vëmendjen të vëllait për zënkat e vazhdueshme me partneren e tij aty brenda.
Mesazhi i saj ishte i prerë dhe i qartë për të dy: duhet t’i besojnë vetëm njëri-tjetrit dhe të shmangin ndikimet apo keqkuptimet e tjera. Tani mbetet për t’u parë nëse kjo ndërhyrje nga familja do të sjellë përsëri paqen për çiftin
View this post on Instagram