Web Analytics

Tayna ja kthen të pasmet e mëdha kamerës, dhe po duket ‘bomb’

Botuar nga: InfoKosova

Reperja e njohur shqiptare, Tayna mbetet në qendër të vëmendjes me projekte të reja dhe koncerte të shumta.

Por, një rëndësi të madhe, reperja nga Prizreni i kushton edhe rrjeteve sociale ku edhe bën postime nga më të ndryshmet.

Edhe në një paraqitje të radhës, autorja e “Merri” ka mahnitur me dukjen dhe theksimin e linjave të trupit.

Doruntina Shala (emri i plotë) ka pozuar para pasqyrës e veshur me një kostum dypjesësh, bluzë të shkurtër dhe pantallona ngjyrë gri me shkëlqim.

Veshja ia vinte në pah në format e trupit në mënyrë perfekte teksa ai krenohej me rezultat e palestrës.

Për një ‘look’ më të kompletuar, reperja u pa edhe me makijazh të theksuar dhe flokët e gjata i la të lëshuara sipër.

Me këtë pamje Tayna zbuloi se do të jetë e pranishme në një nga koncertet e radhës në Tiranë.

Ndërkohë, kujtojmë që pak javë më parë Tayna publikoi albumin e saj të parë në karrierë “Bipolar”. /Telegrafi/

Shiko foton:

Të FUNDIT