Sfida e mosreagimeve vazhdon edhe sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku banorët përballen me situata të paparashikueshme dhe të ftuar të papritur, por që nuk duhet të reagojnë.
Sot, në shtëpi ka hyrë kunata e Rogertit, një moment që solli emocione të forta. Sapo e pa, ai nuk mundi të mbante lotët, ndërsa ajo iu afrua dhe i dha një përqafim ngushëllues.
“Më ka marrë malli. Mos qaj të lutem. O Rogert, të ka zemër motra. O zoti bomba, a je bomba? Të kam shumë xhan. Të kam parë gjatë gjithë kohës, na ke lënë dhe pa gjumë. Të kam shumë xhan.
Të kam parë që më ke përmendur, më ke përshëndetur. Të kam mbështetur dhe dua të të rri pranë gjatë gjithë kohës. Më i madhi në vend”, tha ajo.
Pas këtij momenti të ngrohtë, ajo u prezantua edhe me banorët e tjerë: “Si jeni? Unë jam kunata e zotit bomba, motra e Enxhit”. Hyrja e saj solli një frymë të re brenda shtëpisë dhe emocionoi të gjithë, duke treguar lidhjet familjare dhe mbështetjen që Rogerti ka jashtë shtëpisë.
Kujtojmë se që nga dita e mërkurë disa personazhe të njohur kanë hyrë në shtëpi, duke përfshirë edhe ish-banorët e këtij edicioni, Seno dhe Kristi, duke shtuar dramatikën dhe emocionet brenda sfidës së mosreagimeve.
