Thirrje për veprim: Deputetët e Kosovës ftohen për një seancë të jashtëzakonshme mbi Ligjin për Specialen

‘Jo në emrin tim’ ka bërë një thirrje të fuqishme për deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që të mblidhen për një seancë të jashtëzakonshme pas 18 ditësh protestash të vazhdueshme.

Grupi i protestuesve thekson se është koha që Ligji për Dhomat e Specializuara të shqyrtohet me seriozitet dhe urgjencë. Ata kërkojnë që deputetët të veprojnë dhe të mbështesin propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji, duke e çuar atë në votim.

Postimi i protestuesve:

Pas një periudhe të gjatë protestash, sot aksioni ynë u zhvendos para Kuvendit të Kosovës, ku kërkesat tona janë bërë më të qarta se kurrë më parë.

Ne i drejtohemi Kuvendit dhe deputetëve me shpresën se do të dëgjojnë thirrjen tonë për veprim. Ligji për Specialen është çështje e rëndësishme dhe kërkon vëmendjen e menjëhershme të institucioneve.

U bëjmë thirrje deputetëve që mbështesin ndryshimet të kërkojnë një seancë të jashtëzakonshme, në mënyrë që propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të shqyrtohet dhe votohet sa më shpejt.

Me ne në këtë protestë janë fëmijët e dëshmorëve dhe të rinjtë nga e gjithë Kosova, të cilët po kërkojnë drejtësi dhe transparencë.

Para Kuvendit, ne vendosëm një banner që ilustron qëndrimet e deputetëve ndaj këtij projektligji, duke e bërë të qartë se çfarë mendojnë qytetarët.

Rregullorja e Kuvendit lejon që një seancë e jashtëzakonshme të kërkohet nga një e tretë e deputetëve, dhe ne jemi të bindur se ka mjaft përkrahës për këtë nismë.

THIRRENI SEANCËN. VOTOJENI LIGJIN.

Hape postimin origjinal

Nga Rubrika