Web Analytics

Tolgahan e la Turqin, vjen të jetoj në Shqipëri bashkë me Almeden dhe fëmijët! Kjo është aryseja

Botuar nga: InfoKosova

Pas një karriere të suksesshme në Turqi, Tolgahan Sayisman ka vendosur të heqë dorë nga aktrimi dhe të zhvendoset në Tiranë së bashku me Almedën dhe dy fëmijët e tyre.

Gjatë një vizite në vendlindjen e tij në Turqi, aktori tregoi për gazetarët se tashmë do e shohim si producent dhe zbuloi arsyen e vendimit të tij ai është shprehur se ditët e gjata dhe të vështira në xhirime e bënë të atë merrte këtë vendim.

“Nëse punon në televizion, një pjesë shumë të rëndësishme të jetës tënde e kalon në xhirime. Për këtë arsye kam hyrë në produksion. Ka pasur raste që kam qenë shumë i stresuar, por kjo nuk duhet të perceptohet si mosmirënjohje apo ankim”, tha Tolgahan për gazetarët.

Sipas Cnn Turk, çifti mori vendimin të largohen nga Turqia pas tërmeteve.

Megjithatë, aktori tha për gazetarët, se ai do vizitojë shpesh Turqinë.

“Në Shqipëri do të jem gjashtë muaj të vitit dhe në vendin tim gjysmën tjetër. Tashmë është më afër se Antalia me avion. Do të më shihni shpesh sikur të mos kisha lëvizur kurrë. Nuk e kam mbyllur ende shtëpinë tonë në Stamboll. Ne do të jetojmë edhe në vendin tonë. Tani kam shtëpi në dy vende”, tha ai.

Të FUNDIT