Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në Itali, ku dy skiatorë humbën jetën dhe një tjetër u plagos si pasojë e një orteku bore në Luginën e Aostës.
Bëhet me dije se njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendngjarje, e ndërsa tjetri në urgjencën e spitalit Molinette të Torinos.
Ndërsa skiatori i tretë është transportuar në spital dhe ka marrë plagë të rënda.
Mediat italiane shkruajnë se në vendngjarje kanë mbërritur edhe ekipet e Shpëtimit Alpin të Aostës dhe ekipi i Guardia di Finanza nga Entrèves. Dy ekipe të shpëtimit kontrolluan zonën me helikopterë, duke përdorur sinjale të telefonave celularë dhe marrës-transmetues për ortekët, për të identifikuar tre personat.
“Në vendngjarje është ngritur një Post Mjekësor i Avancuar në Courmayeur, ku kanë punuar 15 shpëtimtarë, dy mjekë, dy helikopterë dhe dy ambulanca 118. Operacionet janë koordinuar nga Centrale Unica del Soccorso (CUS) e Vallée d’Aosta,” shkruan La Repubblica