Tragjedia në Gjilan: Varrimi i motrës dhe vëllait që humbën jetën tragjikisht

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Pozheran, ku sot do të përcillen për në banesën e fundit dy të rinj, Egzon dhe Nafije Bugujevci.

Ngjarja tragjike ndodhi dje në Livoç të Gjilanit, ku motra dhe vëllai u vranë nga bashkëshorti i Nafijes, duke lënë pas një dhimbje të thellë në familjen e tyre.

Fshati Pozheran ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot në orën 15:40, një moment që do të shënojë një humbje të madhe për të gjithë ata që i njohin.

Ky është njoftimi i plotë:

Me dhimbje të thellë, njoftojmë të gjithë miqtë dhe të afërmit se motra dhe vëllai,

EGZON BUGUJEVECI

NAFIJE BUGUJEVECI

kanë ndërruar jetë. Varrimi do të bëhet sot, më 11 tetor 2026, në ora 15:40, në Xhaminë e Pozheranit.

Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen Bugujevci dhe të gjithë të afërmit e tyre.

Zoti u dhëntë atyre paqe dhe forcë për të përballuar këtë humbje të dhimbshme.

Të pikëlluar: Familja Bugujevci.

U prehshin në paqen e Zotit.

Nga Rubrika