Web Analytics

U eleminua mbrëmë nga shtëpia e Big Brother, reagon për herë të parë Çimi!

Botuar nga: InfoKosova

Në emisionin “Prime” të djeshëm, Shkëlqim Bega, i njohur ndryshe si Çimi, u eleminua nga Big Brother VIP 3.

Rrugëtimi i tij në këtë edicion ishte shkurt dhe fillimisht u bë pjesë e lojës si i përzgjedhur nga eventi “GiveAway” i organizuar nga produksioni.

Duke shprehur dëshirën e tij në studio që fitues i këtij edicioni të jetë Meriton Mjekiqi, Çimi ka bërë një reagim për herë të parë pas daljes nga shtëpia, duke ndarë mendimet e tij nëpërmjet llogarisë së tij personale në Instagram.

“Qëllimi im ishte të kisha një eksperiencë të paharrueshme dhe plot energji pozitive dhe të dalja nga ajo shtëpi pa u bërë ‘pis’, faqe bardhë. Në këtë përfundim të lojës dihet që s’do rrija shumë por ia vlejti,” shkruan ai.

Shiko foton:

Të FUNDIT