E diel, 22 Dhjetor, 2024
-0.2 C
Pristina

“U preka shumë kur e pashë Parashqevinë…”, flet për herë të parë ish-bashkëshorti i këngëtares!

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Ish bashkeshorti i Parashqevi Simakut foli per Grida Dumen, duke treguar se ishte prekur nga e gjithe situata.

Robert Nolfe: Ne diskutonim për filmin, unë nuk kam qenë shumë i pasionuar pas festivaleve në Shqipëri. Diskutohej si një femër simpatike, si një zë i ëmbël, si një njëri që interpretonte. Por jo liberale, ose ishte liberale ne natyrën e saj po jo se Parashqevia ishte shumë e kufizuar, ishte një njeri që jetonte në botën e vet.

Nuk është se bënte ndonjë akt jashtë skenës, po në skenë ishte e ëmbël. Por gjithsesi, po ju them që media duhet të ketë një diskutim të gjatë regjimit komunist, që quhet sot realizëm sepse vazhdojmë të gënjejmë. Duhet ta trajtojmë siç ka qenë, duhet të bëjmë analiza si për historinë si për politikën, se jemi mësuar 30 vjet vetëm jemi gënjyer dhe manipuluar në sytë tanë.

Luka a e ka kërkuar të ëmën? Kur ka ndodhur zhdukja e saj?

Robert Nolfe: Pjesa më e madhe e të gjitha këtyre çështjeve u trajtuan gjatë divorcit. Është në interesin tim ta shoh që ajo të jetë mirë. U preka shumë kur e pashë të buzëqeshte me Eltonin. Ai është i ri tani dhe që kur ka qenë 10 vjeç, i është marrë mendimi, prandaj foli sot me nënën e tij.

E pyeta nëse ishte i gatshëm dhe ai tha po. Unë i kam dhënë një deklaratë me shkrim Eltonin, dua vetëm që familja të ribashkohet dhe ajo të jetë thesari i humbur që është rigjetur. Fundi është i bukur dhe kjo histori do të mbarojë e bukur. Gjithmonë e kam vlerësuar për atë ikonë të kulturës që ishte. E kam parë me sytë e mi se sa e rëndësishme ka qenë për popullin shqiptar.

Pse ndodhi divorci?

Robert Nolfe: Ajo nuk kishte bërë zgjedhjet më të mira me veten. Nuk dua të hyj në detaje.

PROMO

Nga Rubrika