E enjte, 15 Maj, 2025
12.5 C
Pristina

Uau! Arbenita lë pa fjalë, dhurata për ditëlindje kap shifrën marramendëse!

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Modelja shqiptare Arbenita Ismajli ka bërë sot një postim në Instagram që nuk ka kaluar pa u vënë re.

Pak ditë pas ditëlindjes, ajo ka shpërndarë një video teksa provon një nga orët më të lakmuara në botën e luksit, një Audemars Piguet Royal Oak totalisht e mbuluar me diamante.

Në përshkrim, Arbenita shkruan: Imagjino të më urresh ndërkohë që unë zgjedh orën e ëndrrave të mia.

Me këtë postim, ajo duket se jo vetëm ka zgjedhur një aksesor super luksoz, por edhe ka dhënë një mesazh të qartë: jetën po e jeton sipas standardeve të saj, pa u ndikuar nga zërat e tjerë.

Dhe fjala “luksoz” është pak të thuhet. Ora që shihet në dorën e saj është një Royal Oak Full Diamond, e njohur në botën e koleksionistëve për çmimin marramendës që fillon nga 150,000 dollarë dhe mund të shkojë deri mbi 500,000, në varësi të personalizimit, cilësisë së diamantëve dhe materialit bazë të orës (shpesh ari i bardhë ose platini).

Dizajni është ikonë i shtëpisë së orëve Audemars Piguet, me formën tetëkëndëshe karakteristike dhe ndriçimin e çmendur të mijëra gurëve të çmuar që mbulojnë çdo milimetër të sipërfaqes. Ky nuk është thjesht një aksesor, por një deklaratë fuqie, stili dhe statusi.

Kujtojmë që Arbenita prej kohësh jeton në Dubai, ku është përfolur për një lidhje me një biznesmen të pasur nga Emiratet.

E larguar nga skenat publike shqiptare dhe pas ndarjes me Fero, ajo ka ndërtuar një imazh të ri, që shkon përtej titullit të “ish-it të dikujt”.

E ndërsa rrjeti ka nisur të vlojë nga komentet, një gjë është e qartë: Arbenita s’po zgjedh më, ajo po dominon. Me orën e ëndrrave në dorë, buzëqeshjen ironike dhe një lifestyle që flet vet, ajo ka vendosur të jetë në kohën e vet./Insajderi/

PROMO

Nga Rubrika