E shtunë, 9 Nëntor, 2024
5.3 C
Pristina

Uau! Olta Gixhari tregon sa kilogramë ka shtuar gjatë shtatzënisë!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme.

Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme.

Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

E ftuar dje në “Big Brother Radio” në një lidhje telefonike ishte ish-banorja e “BBV2”, Olta Gixhari.

Ajo u shpreh për gjithçka, analizoi banorët dhe situatat e “BBV3”, teksa na tregoi ndjesitë e saj gjatë pritjes së ëmbël.

“Duhet të kem marrë 16 kilogramë besoj. Do shkoj besoj 20, patjetër. Sapo kam hyrë në muajin e 8. Në qershor lind”.

Kujtojmë, se si një vit më parë, Olta Gixhari vendosi të largohej nga “BBV2”. Dje në “Big Brother Radio”, Olta kujtoi këtë eksperiencë.

“Ka qenë viti më intensiv i jetës time. Bëra eksperiencën më të cmendur dhe më të bukur dhe më të paharueshme në jetën time. Sot ka qenë një ‘boom’ videosh me 1 prillin tim të shkuar. U bëra pak nostalgjike. Për mua…”

Nga Rubrika