Vajzat e Adriana Matoshit marrin pjesë në Cannes, aktorja emocionon me postimin

Aktorja Adriana Matoshi ka ndarë një moment krenarie familjare dhe artistike nga festivali prestigjioz Cannes Film Festival.

Përmes një postimi emocionues, Matoshi bëri të ditur se vajzat e saj kanë marrë pjesë në Cannes, në kuadër të kategorisë “Semaine de la Critique”, një nga platformat më të rëndësishme për talentët e rinj në industrinë e filmit, shkruan Indeksonline.

“Sot zemra jem është plot krenari. Çikat e mia patën nderin me marrë pjesë në Cannes… ky është vetëm fillimi i një rruge të bukur, të ndërtuar me talent, punë dhe pasion”, ka shkruar ajo.

Ajo theksoi veçanërisht emocionin për vajzën e saj 14-vjeçare, duke e cilësuar këtë përvojë si një hap të madh drejt së ardhmes artistike.

Në fund të postimit, Matoshi falënderoi regjisoren Blerta Basholli për besimin dhe mbështetjen, duke uruar që sukseset të mos ndalen kurrë./Indeksonline/

Nga Rubrika