Web Analytics

Valbona Selimllari tregon për herë të parë se pse i ka “fshehur” fëmijët nga vëmendja publike

Botuar nga: InfoKosova

Ish- Missi shqiptar Valbona Selimllari ishte e ftuar Living Room në Vizion Plus, ku ka folur për detaje nga jeta e saj profesionale si dhe ajo familjare.

Ajo gjithnjë i ka mbajtur fëmijët larg vëmendjes publike e sot ka treguar arsyen e këtij veprimi.

“Kam pasur një debat me fëmijët.

Ata u rritën dhe nuk e kuptonin pse unë nuk i nxirrja në ekrane apo në rrjete sociale.

Dhe në një nga debatet tona të shumta ishte “pse ti na fsheh”.

Pra gjithë ai kujdes i imi për t’i mbrojtur, për të mos i nxjerrë, ata e kishin përkthyer që i fshehja.

U ulëm dhe i thash, e para që nuk kam dashur t’ju ekspozoj për të qenë e kujdesshme në marrëdhënie me ju.

E dyta është fakti që ju jeni fëmijët e mi, fjala VIP është një fjalë që sot e ka humbur kuptimin.

Dhe unë nuk do doja që ata të kishin ndjesinë që janë specialë se janë fëmijët e Valbona Selimllarit”, është shprehur Valbona.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë u përfol se djali i saj i madh, ishte partneri i fermeres VIP Gloria Meshit.

Të FUNDIT