Këngëtarja Vanesa Sono i ka dhënë fund lidhjes që ka pasur nga jashtë. Këtë deklaratë ajo e bëri drejtpërdrejt nga Ferma Vip, duke thënë se ka ndjenja për Indrin.
Duke shpresur pendesë dhe ndjenjë faji, Vanesa ka thënë se një lidhje në Ferma Vip nuk ishte në planet e saj, por çdo gjë sipas saj ka rrjedhur natyrshëm.
“Ndihem në faj, por do e ndjeja veten më shumë në faj nëse do ndjeja atë që ndjej për Indrin dhe të mbaja pezull atë jashtë. Nuk e di si do vazhdojë jashtë, por gjësë që kam lënë jashtë i vendos kapak dhe ka marrë fund. Edhe nëse me Indrin nuk vazhdoj, me atë jashtë e kam mbyllur për këtë që ndjej.
E kam përjetuar. Nuk e kisha në planet e mia. Personi është i huaj. Kam bërë një letër për personin dhe familjen time. Familjarët e mi më njohin mua. Agai më ka thënë nëse e dua një bisedë telefonike dhe i kam thënë jo. Gjëja ime jashtë ka marrë një fund”, tha Vanesa.
Indri duket më i dyzuar për këtë lidhje. Shkak për këtë, hotë Indri, është djali i tij i mitur.
“Nuk dua që djali im të më shohë me një person tjetër.
Vanesa ka dëshmuar një guxim, ndërsa unë një pasiguri të fortë. Unë me Vanesën kam folur qartë. Ne jemi në një ide, ta jetojmë këtë gjë pa u ngutur dhe pa premtime. Kemi ndjesi për njëri-tjetrin”, tha Indri.
