Web Analytics
E premte, 31 Tetor, 2025
8.4 C
Pristina

Vdes ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është ndarë sot nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Prej disa kohësh, ai ndodhej në reanimacion në një prej spitaleve private të vendit, ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm ditët e fundit, ndërsa mësohet se shkaku i ndarjes nga jeta ka qenë një arrest kardiak. Më herët, Nano ishte kuruar edhe për probleme me frymëmarrjen.

Fatos Nano ishte një nga figurat më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar pas viteve ’90. Ai shërbeu disa herë si kryeministër i Shqipërisë dhe ishte themeluesi e për shumë vite kryetari i Partisë Socialiste.

Gjatë karrierës së tij, Nano u shqua për stilin e tij të veçantë politik, qasjen moderne ndaj ekonomisë së tregut dhe rolin e tij në riformësimin e së majtës shqiptare.

Pas largimit nga jeta politike aktive, ai qëndroi për disa kohë jashtë vendit, ndërsa herë pas here është rikthyer në vëmendje përmes intervistave dhe analizave të tij mbi zhvillimet politike në Shqipëri.

Nga Rubrika