Web Analytics

Vdes një person në Suharekë, dyshohet se ra nga një pemë

Botuar nga: InfoKosova

Një 71 vjeçar nga fshati Mushtisht i Suharekës, ka humbur jetën pasi që dyshohet se ra nga një pemë me lartësi 2-3 metra.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00.

“Me datë 10.12.2023, rreth orës 11:00 nga emergjenca në Suharekë është raportuar për një vdekje aksidentale. Policia sapo e ka marr informatën ka shkuar ne drejtim të vendit të ngjarjes, incidenti kishte ndodhur në fshatin Mushtishtë, KK Suharekë.

Dyshohet se viktima R.B. 71 vjeç ka rënë nga një pemë , nga lartësia 2-3 metra , me atë rast nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë”, ka thënë Bytyqi.

Bytyqi ka shtuar se rastin është cilësuar si “Vdekje aksidentale” dhe me urdhër të prokurorit përgjegjës trupi i pa jetë i është dorëzuar familjarëve. /Telegrafi/

Të FUNDIT