Këngëtarja e njohur shqiptare Vesa Luma së fundmi i ka kënaqur ndjekësit e saj në Instagram duke publikuar një fotografi të rrallë ku shfaqet bashkë me koleget e saj të njohura, Teuta Kurtin dhe Rona Nishliun.
Fotografia në fjalë është realizuar në ulëset e Pallatit të kongreseve, në provat Festivalit të 43-të të RTSh-së, ku konkurruan me hitin e tyre të famshëm “Flakaresha”.
Me kalimin e viteve, Vesa, Teuta dhe Rona kanë zhvilluar karriera të suksesshme në muzikë – secila në stilin e vet.
Shiko foton: