Web Analytics
E shtunë, 1 Nëntor, 2025
8.4 C
Pristina

Vesa niset në Rusi për të vizituar Mirlind Dakun? Fotografia që bëri ‘lëmsh’ rrjetin

Vesa Vllasaliu dhe futbollisti Mirlind Daku tashmë prej disa muajsh janë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, për shkak të romancës së tyre që deri vonë e mbanin larg syrit të publikut.

Edhe pse përflitej prej kohësh për një lidhje mes tyre, asnjëri prej tyre nuk e kishte konfirmuar publikisht.

Megjithatë, disa javë më parë, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova trazoi rrjetin duke publikuar disa fotografi ku shfaqej pranë të dashurit të saj, futbollistit të njohur Mirlind Daku.

Edhe pse në imazhet e postuara ajo nuk zbuloi fytyrën e tij, ndjekësit e dalluan menjëherë për kë bëhej fjalë.

Fotot që pasqyronin çaste të ëmbla dashurie bënë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale.

Tani, duket se Vesa ka vendosur të befasojë sërish ndjekësit, pasi ka ndarë një tjetër moment nga jeta e saj personale.

Në një postim të fundit në Instagram, ajo ka bërë të ditur, në mënyrë indirekte, se është nisur për në Rusi; me sa duket për të vizituar të dashurin e saj, i cili aktualisht luan për ekipin rus Rubin Kazan.

Vesa publikoi një fotografi nga aeroplani, ku vendndodhja e shënuar ishte Aeroporti Ndërkombëtar i Kazanit, duke konfirmuar kështu udhëtimin e saj drejt vendit ku po qëndron Daku.

Megjithëse nuk ndau detaje të tjera, fotografia mjaftoi që rrjeti të “zien” sërish.

Nga Rubrika