Vetaksident te “Kroni i Mbretit”, shoferi godet shtyllën elektrike

Një vetaksident ka ndodhur pak më parë te vendi i njohur si “Kroni i Mbretit”, në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, shoferi i një veture ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike pranë rrugës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare lidhur me gjendjen e personave të përfshirë apo shkaqet e aksidentit.

Nga Rubrika