Lela Seferi pak më parë, përmes një interviste, ka folur për ndarjen nga Leonard Gashi, me të cilin nisi lidhje gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP Kosova.
Në këtë intervistë, ajo theksoi se ka shumë respekt për të dhe e vlerëson tej mase.
Pas kësaj vjen reagimi i Leos, i cili duket se nuk i ka bërë shumë përshtypje intervista e saj. Ai ka publikuar një fotografi, duke shfaqur ngrohtësi në shtëpinë e tij në Gjermani.
Nga ana tjetër, Lela ka deklaruar se familja e saj gëzon respekt maksimal nga ana e Leos. Por, sipas raportimeve, është Leo ai që i ka fshirë i pari familjarët e Lelës nga rrjetet sociale, duke preferuar të mos ketë asnjë kontakt me ta.
Tutje, Leo, në paralajmërimet e tij për mbrëmjet muzikore ku transmetohet edhe videoklipi, pjesë e të cilit është vetë Lela, ka preferuar të “zhdukë” praninë e saj dhe të mos figurojë askund.
Ndërsa Lela duket se po e vuan ndarjen nga Leo, ky i fundit shfaqet i qetë dhe i fokusuar në karrierën e tij muzikore.
