Web Analytics

Vjersha per 1 qershorin

Botuar nga: InfoKosova

Vjersha per 1 qershorin: 1 qershori është data që shënon Ditën e Fëmijëve apo sic ndryshe nihet edhe si Dita Ndërkombëtare e Femijëve. Në këtë datë fëmijët e moshave të ndryshme në mbarë botën festojnë në mënyrën e tyre.

Kjo ditë shënohet kryesisht për të bërë thirrje të mbrohen të drejtat e fëmijëve në mbarë botën duke ditur se shumë prej tyre nuk gëzojnë as të drejtat më elementare.

1 qershori është vendosur si Dita Ndërkombëtare e Fëmijeve në vitin 1925 në Gjenevë pasi pikërisht në këtë ditë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirqenies së Fëmijëve.

Më poshtë gjeni disa nga poezitë më të bukura kushtuar Ditës së Fëmijëve.

Poezi për 1 qershorin:

TE VEGJELIT

Lerini te gjithe te vijne
Te vegjelit prane meje
Ah, mos i beni te qajne
Kurre te mos mallengjehen
Syte ulur te mos mbajne
Dhe te meken e te ndehen
Por te qeshin, te nxitojne
Te bredhin e te gezojne
Te prehen e te kendojne
E kurre te mos mendohen.
Me vjen keq t’u mardhe dora
e faqja bukuroshe
Kur bie e shkreta debore
Dhe kembeza vogeloshe
Me k’ënda t’u mbaj ne duar….

N’ate sy kurre mos shtjere
Lotin e hidhur e te shkrete
Dhe mos e lere te bjere
Po falu ne buzet, gaz
Dhe ne sythit bukurine
E rriti caze nga caze
Duke u dhene urtesine.
Epu jetezen e gjate
Edhe mos i lere kurre
Pa memeze e pa ate
Dhe ne brenge e te semure
s’mund t’i shohe te mallengjyer
a te varfer a te mjere!
Dhe te grisur e te shqyer
kurre, kurre mos i lere!
Falu gjithe miresite
Te rrojen me nder ne jete
te mesojne diturite
Te behen te vertete
Te nderojne memedhene
Vlerat t’ja lartesojen
Mbi gjithe boten ta ngrene
Si lule ta zbukurojne!!

Poezi nga Naim Frashëri

KUR TE RRITËM!

Seç po i sillet, në kokë Tilit.
Çka do behët, kur te rritet?
I ka ikur gjysmë e vitit.
Ka harru javët e ditët.

Po te bëhet, saldator.
Këpucëtar, a murator.
Duhet pat, mjeshtri me dorë.
Para botës, behet horë!

Shpesh i sillet nëpër kokë.
S’ka guxim, te ikë mbi tokë!
Se i pëlqen aviator.
Te shëtis boten, “më i orë”!

Derisa kështu mendoi!
Një “trumcak shumë e frikësoi”!
Kur mbi kokë,i fluturoi.
K ‘to mendime, i harroi!

Poezi nga Sahit Shala

PËR JUVE FËMIJË

I shkruaj këto vargje
Për ju fëmijë,
Për sytë e magjishëm
Plot me ngrohtësi.

Mendja juaj e ndritur
Ngrit shtëpi me kate,
Të bardha, të bukura
T’larta si pallate.

Ju, një shkop të vogël
E bëni raketë,
Krah zogu një flatër
E hidhni përpjetë.

Me baltë e gatuani
Bukën n’miniaturë,
Pa asnjë dru zjarri
E piqni në furrë.

Çupëzat e vogla
Shpesh bëhën mësuese,
E shpesh sikur nëna
Lyejnë buzët e kuqe.

Sikur balerina
Hap pas hapi shkojnë,
Në sheshin e rrafshët
Bukur vallëzojnë.

Çunat imitojnë
Bretkosa livadhi,
Herë i hapin krahët
T’i ngjajnë aeroplanit.

Luajnë rol babagjyshi
Me bastun në dorë,
Si ecën ngadalë
Rrugës me dëborë.

Imitojnë macen
Si fle me kotele,
Si hapë sytë këlyshi
Kur rri në fotele.

Bariu me qengjushin
Në fushë si argëtohet,
Nga dorë peshkatari
Peshku si frikësohet.

Imitojnë qenin,
Zhurma të makinës,
Fishkëllima treni,
Zë të kanarinës.

Veshur sikur ketra
Herë si lepuj mali,
Rriten të hareshëm
Në freski livadhi.

Poezi nga Sheremet Prokshi

KUR VJEN 1 QERSHORI

Kur vjen 1 Qershori
Qielli behet gri
Horizonti hapet
Nga deti fryn veri

Dalin gardalinat
Zogj edhe femij
Cicerojn dallandyshet
Shtepi me shtepi

Per femit e vegjel
Lulet i cel dardha
Vishen vogelushat
Me bluzat e bardha

Mesueset, edukatoret
Jane plot energji
Femijet i organizojn
Fest e gjalleri

Kur vjen 1 Qershori
Ambientet zbukurohen
Dielli del i qeshur
Femijet argetohen

Poezi nga Qani Seferaj

KALAMAJT E LAGJES SIME

Sa ditë që ka dhënë Zoti,
Kalamajt e lagjes sime,
Që në agim i gjen tek lozin,
Duke më ngjallur kujtime.

Pa dashur edhe vetë,
Dallohem në lojë të tyre,
Më prin përpara në jetë,
Fëmijëria plot kujtime.

Gumëzhin lagja jonë,
Nga loja dhe gëzimi,
Jetën tonë e begaton,
Hareja dhe dëfrimi.

Të pa brenga nëpër rrugë,
Tek i shoh ata të lumtur,
Për ata lojë plot zhurmë,
Zemra n’gëzim më është mbushur.

Luajnë,thërrasin e s’pushojnë,
Një nga një,mblidhen tok,
Kush do kalojë,ata s’ndalojnë,
Minuta nuk u shkon kot.

Futboll cilësor nëse doni,
E keni në lagje çdo ditë,
Ndaloni pak,mos pritoni,
Shikoni si luajnë “yjtë”.

Si gjithmonë i parë Blendari,
Thërret me zë sa ka në kokë,
Nëse topi i ik dhe ai se ndali,
Nga inati shtrihet për tokë.

Faull,faull,më rrëzoi Agoni,
Thotë Blendari,sytë me lot
Ashtu është,ja pret Vetoni,
Penallti e parë,gjuhet për sot.

Dhe topi në portë hyn si shigjetë
Kërcejnë Mimat nga gëzimi,
Elton kapiteni mezi pret,
Të fillojë loja nga fillimi.

Dielli i verës djeg si saç,
U shkon djersa si curril,
Loja ec,s’mbaron me kaq,
Të kallur flakë si fitil.

Gola plot sa të duash,
S’i mban mënd kush sa u bënë,
Koha ikën pa diktuar,
Barku bosh,gjë pa ngrënë.

Mër,ndaloni pak,thotë Visari,
Të marrim nga një copë bukë,
Edhe makina kur nis së pari,
Nuk ec dot,benzin pa i futë.

Me bukë në dorë komentojnë,
Kush si luajti dhe sa gaboi,
Me të shara e sulmojnë,
Skuadrën që u mund e s’fitoi.

Pas gjithë kësaj gallate me zhurmë,
Sërish i ke tok në lojë të re,
Në lagje askush s’mund të vë në sy gjumë,
Lagja vlon-ty kot e ke.

Veç natën lagja pushon qetë,
Kur i ke të gjithë në gjumë,
Asnjë dritë në shtylla s’ka mbetë,
Erësira të mbulon lumë.

Sa zbardh ditë e re n’agim,
Lagja zgjohet me trimat e vetë,
Çdo gjë nis që në fillim,
Ditët përsëriten si refren.

S’pushon lagja,rrëmujë e det,
Që nga agu deri në darkë,
Nëse fëmijën do me e gjetë,
Atë e ke vetëm jashtë.

Po në këtë lagje fëmijë boll,
S’ka vetëm meshkuj që bëjnë zhurmë,
Kemi vajza,që luajnë tok,
I kemi tepër,besa janë shumë.

Edhe ato,në një kënd të lagjes,
Luajnë,djersiten,me zë thërrasin,
Nga loja e nxehtë faqet ju skuqen,
Por janë të urta dhe askënd s’ngasin.

Për tu ndarë në dy tabore,
Shtyjnë short,kush me kë do luajë,
Pastaj loja fillon prore,
Njëra-tjetrën me top duke gjuajtë.

Edhe piskama e tyre kurrë s’mungon,
Me zërat e tjerëve në akord përputhur,
Gjithandej lagja e zhubritur gjëmon,
Qetësi këtu,kurrë s’ke për të gjetur.

Enkela,Nertila,Valbona,Drilona,
Sëbashku me disa shoqe me një anë,
Puhizës,Ajolës,me to edhe Ejona,
Në lojë e sipër,pritë ju zënë.

Nga ndonjëherë ndonjë taksi,
U prish lojën kur kalon aty parzi,
Një pauzë e vogël dhe pak qetësi,
Pastaj përsëri vazhdon avazi.

Zhegun s’e ndjejnë,lodhjen aspak,
Djersa rrjedh e s’ju prish punë,
Qëllimi është të goditet në cak,
Mos kapet ndonjëra duke flejtë gjumë.

Kush e ndërpret lojën,i bën lak,
Përjashtohet menjëherë,padiskutim,
Për lojë duhen nerva e jo inat,
Që të fitosh lojën,s’duhet përtim.

Kalamajt e lagjes time,
Kur I shoh diç m’djeg në gji,
Dhe më shfaqen ca kujtime,
Dikur kur isha unë femij?

Poezi nga Burhan Skikuli

1 QERSHORI YNË

1 Qershori ynë,
Erdhi përsëri,
Edhe më të lumtur,
Ne na gjen tani,

Të gjithë të gëzuar,
Lozim dhe këndojmë,
Rroftë Një Qershori,
Rroftë festa jonë.

FESTOJMË SË BASHKU

Kur vjen 1 Qershori
Dielli shkrep shkëndija
Shpërndan tufa rrezesh
Të shkëlqeje gjithësia.

Fryn veriu nga deti
Në derë troket vera
Dalin vogëlushat
Ashtu si përhera.

Në oborr të shkollës
Vjersha recitojnë
Me zën e bilbilit
Këng do këndojnë.

Kur vjen 1 Qershori
Fëmijët argëtojne
Që të gjithë së bashku
Festën e festojmë.

Poezi nga Qani Seferaj

FESTA E FEMIJEVE

Një qershori
Eshtë festa e fëmijëve
Unë dhe të gjithë
Jemi plot gëzime

Por edhe një gjë duhet ta dini
Festën e fëmijëve
Në zemer gjithmon ta keni

Prindërit dhe mësuesit
Gjithmon me perqafime
Na urojnë në jetë
Lumturi e gëzime.

Poezi nga Aulona Qellaku

1 QERSHORI

Zemra me rrah fort
Shpirti me buzeqesh
Na erdhi 1 qershori
Urime kjo festë

Kenga po vazhdon
Vallja nuk pushon
Brohoritjet e femijeve
1 qershori jehonë

Ne zemer dhe shpirt
Kemi shume gezime
Urime 1 qershorin
Diten e femijeve.

Poezi nga Fiona Shehu

1 QERSHORI

Jam e vogël, jam e bukur
Lozonjare porsi flutur
A nuk ngjaj si mbretereshe,
Një Qershorin, une po pres
Mirë se erdhe, 1 Qershor
Mir se erdhe, perseri!
Seç ma mbushe zemren time
Plot me gaz e dashuri
Ti je dita me e lumtur,
Ti je dita me e çmuar,
A i shihni gjith femijet?
Janë te lumtur, te gezuar!

Poezi nga Erza Jashari

1 QERSHORI

1 Qershori dita jone
Ne gezohemi e festojm
Se eshte dit shum e lumtur
Ne femijet bashk festojm
Me gëzim shum te madh
Ne kendojm e vallzojm
Se ështe dita me e lumtur
Per femijet an e mban
Në botë

Poezi nga Lejla Bela

1 QERSHORI

1 qershori dita jone
te gjithe ne femijet
po na gezon
dhe shum po na lumturon

1 qershorin gjith shqiptaret po e festojne
gjerat me te bukura prinderit po na I dhurojne
me ne fund gezime
se shqipria si harron ato hidherime
Me me fund shqiperi
Me ne fund jemi Kuq e Zi

Marre nga: knowinsiders.com

Të FUNDIT