Web Analytics
E premte, 19 Dhjetor, 2025
-1.4 C
Pristina

‘Vlojnë’ kritikat për Mevlanin në fotot e para festive me vajzën!

Ky fundvit nuk është si gjithë të tjerët për ish-banorin e Big Brother VIP Kosova 3, Mevlan Shabën.

Për herë të parë në jetën e tij, ai po i pret festat e dhjetorit me epitetin më të bukur: atë të babait.

Mevlani ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa imazhe tejet të ëmbla pranë pemës së Krishtlindjes, ku protagonistja absolute është vogëlushja e tij, Mei. E veshur me një fustan festiv dhe një fjongo të kuqe, Mei ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve, ndërsa Mevlani nuk e ka fshehur lumturinë e madhe në këtë vit jubile për të.

Ndonëse atmosfera në foto është magjike dhe Mevlani po shijon çdo moment të këtij kapitulli të ri, seksioni i komenteve është “pushtuar” nga vërejtjet e ndjekësve. Për publikun që e ndjek hap pas hapi, diçka e rëndësishme mungon në këtë portret: nëna e vajzës.

Kritikat e ashpra: “E kompletuar do të ishte me mamin”

Pavarësisht se ky është viti i tij i parë si prind, ndjekësit nuk janë treguar “të butë”. Ata kanë vënë në dukje se në raste të tilla festash, figura e nënës duhet të jetë prezente dhe e vlerësuar publikisht.

Disa nga komentet që kanë bërë më shumë zhurmë janë:

“Gjithmonë hedh foto vetëm apo me vajzën… familja hidhet sidomos ne raste festash me mamin mbi të gjitha. Nuk është respekt për atë krijesë të bukur që ke pranë teje.”

“Sa interesant, veç vetë me dalë pa grun (gruan)!”

“Mami i bebit ku është? Apo se nxjerr ti?”

Mes privatësisë dhe imazhit publik

Duket se dëshira e Mevlanit për ta mbajtur partneren e tij jashtë vëmendjes së mediave sociale po interpretohet si “mungesë respekti” nga një pjesë e mirë e publikut. Megjithatë, asgjë nuk mund t’i zbehë emocionet e këtij dhjetori, i cili për Mevlanin shënon festën e parë si një familje e re.

Mbetet të shihet nëse deri në fund të vitit, Mevlani do të na surprizojë me një portret ku shfaqet e gjithë familja e bashkuar. /Prive/

Nga Rubrika