Web Analytics

Vranët dhe me reshje shiu, në viset malore edhe borë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu

IHK njofton se në viset e larta malore me lartësi mbidetare mbi 1000m do të ketë kushte për reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Telegrafi/

Nga rubrika