Vrasje në tentativë, plagosen dy të mitur – njëri dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në Istog, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona të mitur.

Rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë si “Vrasje në tentativë”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, në një prononcim për Insajderin.

Ai bëri të ditur se njëri nga të miturit ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Ka ndodhur një rast i vrasjes në tentativë në Istog, bëhet fjalë për disa të mitur. Njëri prej tyre nga plagët është dërguar në QKUK dhe tjetri ka qenë në Spitalin Rajonal të Pejës. Me aq sa kemi informata, ai që ishte në spitalin e Pejës është liruar, kurse ai në QKUK është në gjendje më të rëndë”, deklaroi Nikçi.

Zëdhënësi i Prokurorisë shtoi se menjëherë pas marrjes së informacionit, Policia e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe për të ndriçuar rrethanat e këtij incidenti të rëndë./Insajderi/

Nga Rubrika