Këngëtarja Zanfina Ismaili prej vitesh është shkëputur nga muzika, por vazhdon të mbetet aktive në rrjetet sociale.
Ajo shpesh publikon fotografi dhe video nga përditshmëria, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj.
Së fundi, Zanfina është fotografuar në një qendër tregtare, ku është shfaqur në formë shumë të mirë fizike.
Paraqitja e saj ka marrë vëmendje, sidomos për linjat trupore që ajo vazhdon t’i ruajë.
Edhe pse larg skenës muzikore, Zanfina mbetet një nga figurat më të ndjekura të estradës shqiptare dhe çdo paraqitje e saj vazhdon të komentohet në media rozë.
