Në spektaklin e sontëm të Big Brother VIP Albania u bë më në fund zbulimi që të gjithë e prisnin prej kohësh.
Një video e mbushur me momentet më të rëndësishme nga shtëpia u transmetua, duke emocionuar banorët që kanë kaluar mbi 120 ditë brenda formatit.
Atmosfera u bë edhe më e veçantë pasi ish-banorët u rikthyen për të dhënë mbështetjen e tyre për finalistët e preferuar, duke shtuar emocionet në studio dhe në shtëpi.
Ndërkohë, u konfirmua se finalja e madhe do të mbahet më 18 Prill, datë që tashmë shënon kulmin e këtij edicioni dhe fundin e një rrugëtimi të gjatë për banorët.
Do të jenë katër finalist këtë vit.
