Web Analytics

40 vjet më parë vendimi i tij shpëtoi botën, sot askush nuk di gjë për të

Botuar nga: InfoKosova

Stanislav Petrov është heroi për të cilin askush nuk ka dëgjuar dhe që 40 vjet më parë shpëtoi botën nga një shpërthim atomik.

Një histori që mund të duket si një film aksion Hollivudi, por që ka ndodhur me të vërtetë.

Në vitin 1983, Lufta e Ftohtë vazhdonte të ishte prezente në të gjithë botën, por jo shumë e tensionuar.

Presidenti amerikan Ronald Reagan kishte nisur iniciativën e Mbrojtjes Strategjike, njohur gjithashtu si “Star Wars”, duke akuzuar Rusinë si “Perandoria e së Keqes”.

Planet Amerikane për të vendosur raketa në Gjermaninë Perëndimorë, vazhdonin të kishin një organizim të madh me qëllim për ta marrë atë së bashku me gjithë BRSS-në.

Por Moska ishte paralajmëruar dhe e përgatitur për të marrë sulmin e parë bërthamor nga SHBA.

Natën e 25 shtatorit të vitit 1983, Stanislav Petrov, një Kolonel 44 vjeçar, pjesë e shërbimeve ushtarake të inteligjencës sekrete të Bashkimit Sovjetik, erdhi në postin komandues të qendrës së paralajmërimeve ushtarake, nga ku ai koordinonte mbrojtjen e hapësirës ajrore ruse.

Puna e tij ishte për të analizuar dhe verifikuar të gjitha të dhënat nga sulmet e mundshme nga satelitët.

Në 26 shtator në orën 12:14 të gjitha sistemet e alarmit filluan të binin dhe të dhënat kompjuterike shfaqën “Sulm i afërt i raketave bërthamore”.

Ai pa se ky sulm i madh ishte graduar në drejtim të SHBA-së nga vetë shtetasit Rusë dhe nga vetë komandanti Yuri Votintsev dhe gjithçka ishte drejt fundit.

Stanislav kërkoi që të gjithë të qëndronin të qetë dhe së bashku me ekipin e tij prej 120 ushtarakësh arriti që të çakordonte sulmin e madh i cili mund të kishte mbaruar me të gjithë botën.

“Ishin 20 minuta tensioni, mes jetës dhe vdekjes,por për fat të mirë arrita që të shpërtheja sinjalet përpara shpërthimit të bombës” – tha Stanislav.

“Amerikanët nuk kishin një sistem mbrojtës kundra bombave dhe unë e dija se kjo do t’u jepte fund atyre dhe botës, sepse ndërkohë që ata ishin përgatitur për të na sulmuar, Rusët kishin përgatitur mënyrën që mund t’i jepte fund SHBA-së dhe botës” – përfundoi ai.

Vendimi i tij për të ndaluar këtë shpërthim të madh atomik, nuk u pa si veprim heroik nga Rusët.

Madje ai u vendos në një post të vogël pas kësaj, në vend që të nderohej, por vetëm në 1998, komandanti Yuri Votintsev, kuptoi që ajo që kishte bërë ishte gabim dhe se Stanislav, kishte bërë në të vërtetë një veprim heroik, shkruan Liopardo.

Stanislav ka marrë çmime të shumta duke përfshirë çmimin “Qytetar Botëror” i Shteteve të Bashkuara në vitin 2006.

Të FUNDIT