Sara Gjordeni dhe Bardhi po ndajnë momente të emocionuara përpara prindërimit, por mungesa e tyre në rrjetet sociale ka nxitur shumë spekulime.
Pas largimit të tyre nga Big Brother VIP 3, ky çift është vazhdimisht në qendër të vëmendjes së publikut.
Nëpërmjet një pyetësori të organizuar nga Sara në llogarinë e saj personale në Instagram, ndjekësit e saj kanë pyetur për praninë e rrallë të Bardhit në rrjetet sociale, si dhe për mungesën e shpeshtë të Sarës.
Në një përgjigje të hapur, Sara ka shpjeguar se çifti po përjeton një periudhë të veçantë në jetën e tyre, duke përqëndruar vëmendjen dhe energjinë e tyre në pritjen e fëmijës së tyre të parë.
Kjo ka bërë që ata të jenë më të rezervuar në lidhje me aktivitetet e tyre në rrjetet sociale.
Prioriteti i tyre momentalisht është qetësia dhe përparimi i kësaj periudhe të rëndësishme në jetën e tyre.
Shiko foton: