Web Analytics
E martë, 28 Maj, 2024
16.9 C
Pristina

Donaldi i dërgon letër Einxhel në emisionin e Borës, ajo habit me reagimin

Ish-banorja e “Big Brother Vip 1”, do të jetë e ftuara e radhës në emisionin e moderatores Bora Zemani, “Cherry on Top”.

Për të gjithë kjo ftesë nga Bora, partnerja e Donald Veshajt, është një befasi, për vetë faktin se Einxhel nuk ka patur një raport miqësor me aktorin.

“Besoj që ka shumë njerëz që do të habiten me praninë time”, tha Einxhel pas prezantimit në studio.

Në një video të shkurtër të “promo”-s, Bora i tha se Donaldi i ka shkruar një letër.

“Donaldi të ka shkruar një letër”, iu drejtua ajo.

Einxhel nga ana tjetër i thotë: “Nuk e përballoj dot, një sekond”.

Kujtojmë, se Einxhel dhe Donaldi kanë qenë protagonistë në edicionin e parë të “BBV” për shkak të debateve të shpeshta mes tyre. Në përfundim të formatit madje dy ish-banorët nuk kanë patur asnjë kontakt dhe komunikim, kjo për shkak edhe të akuzave të bëra më herët ndaj njëri-tjetrit për kohën kur punonin bashkë.

Shiko videon:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cherry On Top 🍒 (@cherryontop.tch)

Të fundit