Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother VIP Albania ishte i ftuari në ‘podcast’-in e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama bashkë me kryetarin e sapo zgjedhur të Shkodrës, Benet Becin.
Pas intervistës me Ramës, Luizi ka realizuar edhe një fotografi me kryeministrin, të cilën e publikoi në llogarinë e tij në Instagram.
“Votoni se cilin dëshironi që të largoni”, ka shkruar Luizi në mbishkrimin e imazhit.
Ndërkohë, të shumta ishin pëlqimet dhe komentet sipër fotos brenda pak minutash.
Ndryshe, kujtojmë që eksperti i IT-së në Shqipëri, Tom Kallanxhi së fundmi zbuloi edhe shifrat marramendëse që këngëtari shkodran paguhet për një postim në Instagram.
Ai tha se aktualisht Luizi është në kulmin e famës dhe se një postim i tij kap shifrën e 10 mijë eurove. /Telegrafi/
Shiko foton:
View this post on Instagram