E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
1.7 C
Pristina

“Delja ka frikë ujkun e hahet nga çobani” Kënd po e thumbon Stresi?

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Artisti i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, po vazhdon të qëndrojë në arrati, pasi u kërkua nga Policia e Shtetit për një incident të ndodhur në një klub nate në Pejë.

Ndonëse i ka reduktuar daljet publike, ai nuk po ndalon së postuari në rrjete sociale, gjithnjë duke e mbajtur sekret lokacionin ku gjendet.

Stresi sot ka postuar një thënie në “Instagram Story”, që duket se është me mesazh të fshehur.

“Delja ton jetën ka frikë ujkun e në fund e han çobani të cilit i ka besuar më shumë!” shkroi Stresi.

Vallë kujt t’i jetë drejtuar artisti me këtë “diss”? Mbetet të shihet!/Indeksonline/

Shiko foton:

PROMO

Nga Rubrika