Reperja e njohur Melinda Ademi ka bërë një goditje të fortë në rrjetet sociale me një set fotografish që kanë shkaktuar një stuhi komentesh dhe pëlqimesh nga ndjekësit e saj.
Së fundmi, Melinda ka publikuar disa foto provokuese që e kanë bërë atë të dalë në qendër të vëmendjes, ndërsa fokus i kryesor është vënë në pasmet e saj të dukshme dhe atraktive.
Në fotot e publikuara, që janë realizuar gjatë një pushimi në Dubrovnik, Melinda shfaqet në një pozë që thekson format e saj trupore dhe stilin e saj të veçantë.
Ajo ka zgjedhur të veshë një palë rroba që përputhen në mënyrë të përsosur me peizazhin e bukur të qytetit kroat, ndërsa vëmendja është tërhequr padyshim nga format e saj të përkryera.
Së bashku me setin e fotove, Melinda ka shtuar një pyetje intriguese në përshkrimin e postimit: “Ti po vjen?” Ky mesazh, i cili ngjall kuriozitet dhe ngacmim, ka shtuar edhe më shumë interes dhe ka nxitur një mori komentesh dhe spekulimesh nga ndjekësit e saj.
Shiko fotot: