E martë, 24 Shtator, 2024
15.8 C
Pristina

Nora pozon nga fitnesi, lë të gjithë pa fjalë me format e bujshme

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me pamjen e saj mahnitëse dhe format e bujshme që tërheqin gjithmonë vëmendjen e fansave.

Ajo është quajtur shpesh “JLo kosovare”, dhe me çdo postim të saj, ajo thekson se ky titull është më shumë se i merituar.

Dita-ditës, Nora po përforcon imazhin e saj si një simbol i bukurisë dhe forcës, duke provuar se mosha është thjesht një numër.

Në një postim të fundit nga fitnesi, ajo ka ndarë një fotografi të sajën nga mbrapa, e cila ka shkaktuar një stuhi reagimesh në rrjetet sociale.

Pamja e saj sensuale dhe e fuqishme ka lënë pa fjalë mijëra ndjekës, të cilët nuk kanë nguruar të shprehin admirim për format e saj të jashtëzakonshme.

Edhe pse është 38 vjeçe, Nora tregon se përkushtimi i saj ndaj palestrës dhe stili i jetesës së shëndetshëm po japin rezultate mbresëlënëse. Ajo ka investuar shumë në trajtimin e trupit të saj dhe kjo duket qartë në çdo paraqitje. Nga stërvitjet e rregullta në palestër deri te një dietë e kujdesshme, Nora ka arritur të mbajë një trup që shumë të rinj do të dëshironin ta kishin.

Shiko foton:

Nga Rubrika