Luana Vjollca, moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, vazhdon të befasojë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, sidomos në Instagram, ku numëron më shumë se dy milionë ndjekës.
Me një prezencë karizmatike dhe një stil të veçantë, ajo di si të tërheqë vëmendjen e publikut, duke ndarë momente të ndryshme nga jeta e saj profesionale dhe personale.
Këtë verë, Luana ka qenë mjaft aktive, duke marrë pjesë në mbrëmje të ndryshme muzikore dhe koncerte, ku ka performuar para një audience të gjerë.
Së fundmi, ajo publikoi disa fotografi nga një prej këtyre ngjarjeve, ku shfaqet me një kostum të zi, të cilin e ka kombinuar pa jelek, duke nxjerrë në pah linjat e saj të bujshme trupore.
Kjo zgjedhje stilistike, e cila thekson elegancën dhe sensualitetin e saj, ka shkaktuar një valë reagimesh pozitive nga ndjekësit dhe miqtë e saj, të cilët nuk kanë nguruar të shprehin komplimente dhe të kërkojnë rikthimin e saj në ekran.
Shiko fotot: