E premte, 4 Tetor, 2024
16.1 C
Pristina

Gjashtë të arrestuar në Prishtinë pas përleshjes, policia konfiskon një thikë e shkop druri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar gjashtë persona kosovarë për shkak se pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete.

Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 17:04.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete. Gjatë përleshjes dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore ku njëri prej tyre ka pranuar tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë dhe një shkop druri.

Me vendim të prokurorit kujdestar katër prej të dyshuarve u caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Nga Rubrika