E hënë, 30 Dhjetor, 2024
-0.5 C
Pristina

ShSKUK: NUk ka pasur depërtim të ujit në Pediatri, fëmijët nuk janë rrezikuar asnjë moment

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka mohuar lajmet se në Klinikën e Pediatrisë ka depërtuar uji dhe janë rrezikuar pacientët.

Telegrafi ka pyetur SHSKUK nëse si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur ndonjë problem në Klinikën e Pediatrisë, por që të njëjtit sqarojnë se ka qenë vetëm një mbyllje e ullkut, dhe se kanë intervenuar menjëherë.

“Ju njoftojmë se nuk ka pasur depërtim të ujit në Klinikën e Pediatrisë dhe shërbimet mjekësore ndaj fëmijëve nuk janë rrezikuar asnjë moment.

Ka pasur një pikje uji në një dhomë për shkak të mbylljes së një ulluku.

Me të parë këtë, me kohë janë larguar fëmijët që po trajtoheshin, në dhomën tjetër.

Menjëherë kanë reaguar shërbimet teknike dhe është hapur ulluku, është ndaluar rrjedhja dhe është pastruar hapësira ku ka pikë uji.

Të tjera rrjedhje nuk ka pasur”, thuhet në përgjigjen e SHKSUK-së për Telegrafin.

Ndryshe, në media ka pasur raportime se uji ka depërtuar në hapësirat e Klinikës së Pediatrisë, dhe se fëmijët janë larguar./Telegrafi/

PROMO

Nga Rubrika