E hënë, 7 Tetor, 2024
14.4 C
Pristina

Derisa Ledri del publikusht me te dashurën e re, ja çka bënë Sara

Ledri Vula, një nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, u fotografua një ditë më parë pranë Rina Zaitit, një vajzë e re që thuhet të jetë e dashura e tij e re.

Ky takim ka shkaktuar shumë spekulime në rrjetet sociale, ku fansat kanë nisur të spekulojnë për një romancë të re në jetën e reperit pas ndarjes me ish-partneren e tij, Sara Hoxha.

Ndërkohë, Sara Hoxha, e cila ishte për një kohë të gjatë partnerja e Ledrit dhe nënë e vajzës së tij, duket se po e shijon ndarjen në maksimum.

Ajo është parë gjithnjë e më shpesh në jetën e natës, duke u argëtuar dhe duke shijuar këtë fazë të re të jetës së saj.

Ndërsa Ledri dhe Rina nuk kanë bërë asnjë koment zyrtar për këtë raport të mundshëm, fansat janë të etur për të parë nëse kjo lidhje do të konfirmohet.

Në të njëjtën kohë, Sara duket se po përqendrohet në jetën e saj personale, duke treguar se e ka kaluar fazën e ndarjes me plot vetëbesim dhe energji pozitive./InfoKosova/

Shiko foton:

Nga Rubrika