E martë, 24 Dhjetor, 2024
0 C
Pristina

Tomë Gashi: Bojkoti i seancave, taktikë e LVV për largimin nga debatet që nuk sjellin asgjë të mirë

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Lëvizja Vetëvendosje ka bojkotuar seancat e fundit në Kuvendin e Kosovës, të thirrura nga opozita.

Avokati, Tomë Gashi thotë se bojkoti i këtyre seancave nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend është taktikë që të largohet nga debatet që nuk sjellin asgjë pozitive.

“Kemi dëgjuar lloj lloj fyerjesh mendoj që kjo mund të jetë një prej arsyeve për temat që nuk janë fare aktuale. Besoj që është një taktikë e Vetëvendosjes që të largohet nga debatet që nuk i sjellin mirë askujt”, deklaroi Gashi.

“Nëse në Parlamentin e Republikës së Kosovës, dëgjojmë lloj lloj fyerjesh ndaj kryeministrit e ata që e fyejnë në metodat më të vrazhda me epitete të rënda për një udhëheqës shtetëror, për kryeministrin e të gjithëve. Jo të ofendohet me gjëra të tilla duke e quajtur spiun i Serbisë e tradhtar….”, shtoi Gashi.

Avokati thotë se Kurti asnjëherë nuk e ka quajtur ndonjë zyrtar të lartë, spiun të Serbisë.

Teksa shton se të gjithë ata që shajnë kryeministrin, Albin Kurti kanë dëshirë që t’i përngjajnë atij për guximin, e për të cilin thotë se nuk është fare i korruptuar.

“Se besoj që Kurti e ka quajtur dikë prej zyrtarëve më të lartë spiun i Serbisë. Ata që e shajnë Albinin vdesin të jenë si Albini, vetëm pak me i ngjasuar me zotësi. Disa persona… pa emra, mund të kenë lëvdata e merita në pjesën e parë gjatë luftës, por të njëjtit për gjërat që i kanë bërë pas luftës, duhet me iu ardhë marre për shumë gjëra”, tha Gashi.

PROMO

Nga Rubrika