E martë, 24 Dhjetor, 2024
0 C
Pristina

“Mos hesht” – MPB shënon 18 tetorin, ditën e BE-së kundër trafikimit me njerëz

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Ministria e Punëve të Brendshme ka shënuar sot 18 Tetorin, ditën e BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, ku këtë vit në fokus do të jetë ndërgjegjësimi, identifikimi dhe trajtimi i fëmijëve në situatë rruge, atyre lëmoshëkërkues dhe fëmijëve që braktisin shkollën.

Ky aktivitet u hap nga Koordinatori Nacional Kundër Trafikimit me Njerëz, Zëvendësministri i MPB-së, Blerim Gashani.

Në fillim të fjalës së tij, zëvendësministri Gashani theksoi se trafikimi me njerëz është një nga shkeljet më të rënda të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Trafikantët qenien njerëzore e shndërrojnë në mall dhe ndryshe trafikimi njihet edhe si skllavëri e shekullit XXI. Dhe, nga kjo dukuri nuk ka shpëtuar pa u prekur edhe vendi ynë Kosova, marrë parasysh edhe tranzicionin që ka kaluar.

PROMO

Nga Rubrika