E mërkurë, 23 Tetor, 2024
8.1 C
Pristina

E tradhtoi 92 herë, Neymar ribashkohet me të dashurën?

Futbollisti brazilian Neymar thuhet se është ribashkuar sërish me modelen Bruno Biancardi.

Çifti i cili u nda zyrtarisht vetëm një muaj pasi u bën prindër për herë të parë vitin e kaluar, kanë treguar se ishte një situatë e vështirë kur u zbulua se Neymar e kishte tradhtuar edhe gjatë kohës që ishte shtatzënë, transmeton Indeksonline.

Mirëpo, pas një postimi në Instagram ku pozuan së bashku, ndezën thashetheme për pajtim. Tashmë fansat po spekulojnë se çifti ka vendosur t’i japë edhe një shans dashurisë së tyre.

“Gjithçka bashkë e të përziera”, “Momente” kanë qenë vetëm disa nga përshkrimet që Bruna ka shkruar krahas fotove.

Në një postim ajo ka uruar babain për ditën e baballarëve por më pas ka publikuar edhe një foto te Neymar dhe vajzës së tyre, Mavia.

“Djalosh kujdesu për këtë grua, nuk ka njeri si ajo”, “Shpresoj se e ka kuptuar vërtet atë që ka humbur dhe do ta vlerësojë tani”, “Duhet të luftosh për familjen tënde” ishin disa nga komentet e fansave.

Kujtojmë se në fund të nëntorit të vitit të kaluar Bruna konfirmoi lajmin për ndarjen e tyre.

“Kjo është një çështje private por duke qenë se më lidhin shpesh lajme, dyshime dhe tallje, ju bëj me dije se nuk jam në një lidhje.

Jemi prindërit e Mavie dhe kjo është arsyeja e lidhjes sonë. Faleminderit”, shkruante ajo atë kohë.

Thuhet se braziliani e kishte tradhtuar të dashurën deri në 92 herë.

“Pas tradhtisë së 92-të, marrëdhënia mes tyre ka marrë fund.

Të dytë tashmë janë duke përgatitur një njoftim zyrtar”, pohoi Correio Brasiliense.

Shiko foton:

Nga Rubrika