E premte, 25 Tetor, 2024
19.4 C
Pristina

Përleshen katër persona mes vete në Gjakovë, dërgohen në mbajtje

Katër persona janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 16:11 në rrugën e “UÇK”-së, në Gjakovë.

Po ashtu siç thuhet në raport më vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Nga Rubrika