E hënë, 28 Tetor, 2024
15.7 C
Pristina

Reagimi i yjeve të Real Madridit pas dështimit në ‘El Clasico’

Barcelona ka arritur një fitore e cila do të mbahet mend, duke e përmbysur Real Madridin me një rezultat të thellë 4-0 në ‘El Clasico’, duke zmadhuar kështu diferencën në krye të tabelës.

Me dy gola të shënuar nga Robert Lewandowski, dhe një gol nga Raphinha e Lamine Yamal, trajneri Hansi Flick shënoi fitoren e tij të parë ndaj Real Madridit në ndeshje zyrtare.

Pasi u përfundua ndeshja, atmosfera në kampin e Real Madridit ishte e tensionuar, ku lojtarët preferuan të qëndrojnë të heshtur dhe të mos jepnin deklarata për mediat rreth paraqitjes së tyre të dobët në këtë përballje.

Megjithatë, disa ditë pas humbjes, emra të njohur si Vinicius, Modric dhe Valverde filluan të ndajnë mesazhe inkurajuese për tifozët e tyre në rrjetet sociale.

“Ne do të rikthehemi si gjithmonë. Ne jemi klubi më i madh në botë, siç e dini,” ka shkruar Vinicius në platformën X.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luka Modric (@lukamodric10)

“Koha ta ngrisim kokën, të mësojmë, të punojmë dhe të shtyjmë para. Besim total tek ky ekip”, ka shkruar Modric në Instagram.

“Ne do të dështojmë një milionë herë, por do të rritemi sërish sepse ne jemi Real Madridi dhe është e shkruar në historinë tonë,” ka shkruar Valverde në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fede Valverde (@fedevalverde)

Yjet e Real Madridit e presin një sfidë të madhe javën e ardhshme, ku do të ballafaqohen me Valencial në ‘Mestalla’, një kundërshtar i njohur për vështirësitë që i krijon Realit historikisht.

Nga Rubrika