E enjte, 31 Tetor, 2024
5.7 C
Pristina

Shanset e të vërtetëve për Topin e Artë 2025 zbulohen menjëherë – Rodri nuk bëhet pjesë e Top 20

Menjëherë pas shpalljes së fituesit të Topit të Artë 2024, janë zbuluar emrat favorit për të fituar çmimin e madh individual në vitin 2025.

Të hënën mbrëma, ylli spanjoll Rodri, fitoi Topin e Artë, pasi është vlerësuar për titullin e fituar me Manchester Cityn në Ligën Premier dhe Euro 2024 me Spanjën. Ky sukses ka ngjallur debate të shumta, sidomos për faktin se Rodri la pas vetes yjet e Real Madridit, Vinicius Junior dhe Jude Bellingham, duke ngritur pyetje nëse ai ishte fituesi i merituar.

Sot, pa kaluar as 48 orë nga ndarja e çmimit më të madh individual nga France Football, kanë dalë emrat e kandidatëve të mundshëm për të arritur majat në Topin e Artë 2025.

Sipas shtëpisë së basteve William Hill, Vinicius Junior është në pozitën më të mirë për të fituar Topin e Artë të vitit 2025, pas përmbysjes së momentit të fundit këtij viti, që e ka ngritur dukshëm reputacionin e tij.

Pas Vinicius, në listën e favoritëve renditen Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, ndërsa Lamine Yamal dhe Jude Bellingham përbëjnë pesëshen e parë. Emra të tjerë premtues si Robert Lewandowski, Harry Kane, Cole Palmer, Mohamed Salah dhe Phil Foden gjithashtu janë në listën përfituesve potencialë. Ndërkohë, Rodri nuk gjendet as në top 20 favoritëve, një fakt që ka shkaktuar habi mes tifozëve dhe ekspertëve të futbollit.

Shanset e fituesve të mundshëm të Topit të Artë 2025

Vinicius Junior – 7/2

Erling Haaland – 9/2

Kylian Mbappe – 5/1

Lamine Yamal – 7/1

Jude Bellingham – 10/1

Robert Lewandowski – 12/1

Harry Kane – 16/1

Cole Palmer – 25/1

Mohamed Salah – 25/1

Phil Foden – 28/1

Raphinha – 33/1

Virgil van Dijk – 40/1

Bukayo Saka – 40/1

Rodrygo – 50/1

Federico Valverde – 50/1

Florian Wirtz – 50/1

Lautaro Martinez – 50/1

Nga Rubrika